×
  • Extra
  • Extra

    Shkencëtarët nuk humbin kohë, shpikin maskën që hapet kur hamë ushqim

    Reporteri
    19 Maj 2020 | 11:35

    Ekspertët izraelitë kanë krijuar një maskë për mbrojtje kundër koronavirusit me telekomandë të hapjes, e cila mundëson marrjen e ushqimit pa hequr maskën nga goja, transmeton Reporteri.


    Kjo shpikje mund të bëjë që vizitat në restorante të bëhen më pak të rrezikshme.

    Duke shtypur levën në pjesën e përparme të maskës, e cila është e ngjashme me frenat e një biçiklete, bëhet  hapja për kalimin e ushqimit.

    “Maska do të hapet mekanikisht me dorë ose automatikisht kur ta afrojmë pirunin pranë saj”, thotë Asaf Gitelis, nënkryetar  i kompanisë “Avtipus”.

    Kur hiqni pirunin ose lugën nga goja, maskë do të mbyllet përsëri dhe kështu do të vazhdojë të mbrojë përdoruesin nga infeksioni i mundshëm. Kompania planifikon të fillojë prodhimin në disa muaj. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!