×
  • Extra
  • Extra

    Shkencëtarët: Vaksinat ruse dhe kineze ndaj COVID-19 kanë mangësi

    Reporteri
    01 Shtator 2020 | 11:20

    Vaksinat ndaj COVID-19, të prodhuara në Rusi dhe Kinë kanë një mangësi: Ato bazohen mbi virusin e gripit sezonal, të cilit janë ekspozuar shumë njerëz, gjë që potencialisht kufizon efektivitetin e tyre, thonë disa ekspertë.


    Vaksina e “CanSino Biologics”, e miratuar për përdorim ushtarak në Kinë, është formë e modifikuar e adenovirusit të tipit 5, apo Ad5. Kjo kompani është në negociata për ta siguruar miratimin emergjent në disa shtete, para se të nisë provat e fazës së tretë, ka raportuar javën e kaluar gazeta amerikane, “The Ëall Street Journal”.

    Edhe vaksina e zhvilluar nga instituti Gamaleya i Moskës, e miratuar në Rusi në fillim të muajit me gjithë testet e kufizuara, bazohet mbi Ad5 dhe një adenovirus tjetër, raporton Reuters, transmeton KOHA.

    “Ad5 më shqetëson thjeshtë pasi që shumë njerëz kanë imunitet në të”, ka thënë Anna Durbin, hulumtuese vaksinash në Universitetin Johns Hopkins. “Nuk jam e sigurt se cila është strategjia e tyre… mbase nuk do të ketë efektshmëri 70 për qind. Mund të ketë efektshmëri 40 për qind dhe kjo është më mirë se asgjë, deri sa të shpiket ndonjë gjë tjetër”, ka shtuar ajo.

    Vaksinat konsiderohen esenciale në dhënien fund të pandemisë, që ka lënë më shumë se 845.000 të vdekur.

    Hulumtuesit kanë eksperimentuar me vaksina të bazuara mbi Ad-5 ndaj infeksioneve të ndryshme për dekada me radhë, por asnjëra nuk përdoret në masë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!