Një grua në një restorant të Los Anxhelosit, e pati një befasi të pakëndshme kur shkoi për të ngrënë, pasi një mi i gjallë ra nga tavani sipër kokës së saj.
Alisha Norman ishte ulur në restorant, kur papritmas dëgjoi zhurmën e një rënie nga tavani. Duke i postuar fotot e skenës në Facebook, ajo shkroi:
“Çfarë bëni ju kur një mi bie nga tavani në tavolinën tuaj… Seriozisht LA? Thjeshtë dëshirova ta shikoj një ndeshje futbolli”, transmeton Gazeta Express.
Shumë njerëz të Alishas komentuan në postimin e saj për të shprehur neveritjen e tyre, me shumë njerëz që thanë se do të largoheshin menjëherë nga restoranti nëse do t’iu ndodhte kjo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.