Një grua është përjashtuar nga një pishinë publike pasi që ajo kishte të veshur një burka.
Gruaja ishte e veshur me veshje arabe, e cila e mbulon tërë trupin, dhe ishte e shoqëruar nga fëmijët e saj në pishinën West Wave në qytetin Handerson të Zelandës së Re.
Një dëshmitar tha që nënës së mbuluar iu afruan sigurimi dhe i kërkuan asaj që të largohej nga pishina.
“Ata i thanë para fëmijës. Njëra grua në atë moment i morri fëmijët e saj dhe u fut në pishinë me ta që të mos e shihnin se si trajtohej nëna e tyre” tha gruaja dëshmitare, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.
“Ishte shumë publike. Një burrë tjetër provoi që të fliste me sigurimin. Më bëri shumë ervoz ta shihja” tha ajo.
Dëshmitarët gjithashtu thanë se sigurimi ishte duke qeshur gjatë kohës sa po i kërkonin gruas që të largohej.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.