Një video e pazakontë nga një klub i natës në Peru është bërë hit në internet, dhe për pak ditë ka marrë mbi 200 mijë shikime.
Në fakt një adoleshente kishte shkuar në një klub të natës me miqtë, e në dyert e lokalit në një moment u shfaq e ëma e saj që ishte nervozuar shumë në të.
I hodhi një shikim dhe menjëherë reagoi duke e përcjell jashtë klubit të natës, ku tërë kohën e godiste me rrip në këmbë.
Dikush që ishte i pranishëm në atë klub nate në Pacasmayu, e shpërndau në internet dhe u bë kryelajm i mediave lokale, transmeton Telegrafi.
Raportohet se vajza e re nuk kishte kërkuar leje nga prindërit për të dalë, e ajo çfarë e nervozoi më shumë të ëmën e saj është fakti se gjeti të bijën adoleshente duke pirë birrë.
Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbrojtje nënës, duke konsideruar se fëmijët duhet t’i respektojnë prindërit, pasi ata ua duan më të mirën.
Megjithatë ka pasur edhe prej atyre që mendojnë se me këtë veprim kjo nënë nga Peruja ia ka tepruar – duke e sjellë në një situatë të palakmueshme të bijën e saj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.