Një copë betoni ka rënë nga një mbikalim në Kaliforni, duke u përplasur në xhamin e një veture, por që fatmirësisht shoferi ka shpëtuar pa u lënduar.
Leonard Brown, 64 vjeçar tregoi se ishte duke vozitur, kur diçka që ai fillimisht mendoi se ishte një copë akulli ose bore u përplas në xhamin e veturës së tij.
“Erdhi në drejtim të kokës sime,” tha ai për WBZ-TV.
Brown i cili ndaloi në rrugë për të shikuar dëmin, zbuloi se çfarë ishte përplasur në të vërtetë me automjetin e tij.
Ndërsa po qëndroja aty, kuptova se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë. Për pak të më godiste një copë betoni 30 centimetra e gjerë dhe disa centimetra e trashë, e cila depërtoi nga dritarja e përparme dhe ndaloi në ulëset e pasme të veturës sime Audi Q5”.
Ai tutje ka treguar se ishte duke e vizituar Massachusettsin, në mënyrë që gruaja e tij t’u nënshtrohej trajtimeve të kancerit, duke shtuar se ishte me fat që ajo nuk ishte në veturë në momentin e incidentit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.