×
  • Extra
  • Extra

    Shoferi shqiptar i autobusit shtang gjermanët: Bëri 1800 km pa pushim, policët s’dinë ç’të bëjnë

    Reporteri
    19 Shkurt 2022 | 13:57

    Dhjetëra media të njohura gjermane raportojnë për një lajm që ka habitur jo vetëm policinë e këtij vendi.

    Sipas Spiegel, shoferi i një autobusi të linjës Shqipëri-Gjermani ka udhëtuar pa pushim nga Vlora në drejtim të Hamburgut.

    Kur u ndalua nga policia në qytetin e Koburgut, u vu re se shoferi nuk kishte bërë pushim për rreth 1800 kilometra. Distanca nga Vlora deri në Hamburg është rreth 2300 kilometra.

    Specialistët e trafikut bënë një kontroll në mjet, ku arritën në përfundimin befasues. Sipas tyre, kjo do të thotë të luash bixhoz me jetën e njerëzve.

    Në autobus ishin 25 pasagjerë, mes tyre gra e fëmijë, përfshi familje të tëra me fëmije të vegjël. Përveç kësaj, në autobus ishte edhe një i kërkuar nga prokuroria për qëndrim të paligjshëm.

    Pas një ndalese prej disa orësh, autobusi u nis sërish drejt Hamburgut, ndërkohë që pritet të vendoset një gjobë e lartë.

    Sipas rregullores, një shofer mund të qëndrojë në timon për maksimumi 9 orë në ditë. Pas katër orësh e gjysmë, ai duhet të bëjë 45 minuta pushim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!