Kompania ‘Timak’ ka prezantuar prototipin e makinës së parë të blinduar ushtarake, të prodhuar në Shqipëri. Emri i veturës së parë të tillë është ‘Shota’.
Ishte ministri shqiptar i Mbrojtjes, Niko Peleshi, ai i cili para tri javësh pati thënë se ekipi i ‘Timakut’ përbëhet nga një ekip që ka 75 për qind vajza të reja. Sipas njoftimit të tij, kjo kompani eksporton makina në 20 shtete të botës.
“SHOTA, automjeti i parë ushtarak shqiptar, lindur nga zemra e kombit tonë dhe krijuar nga forca e grave të jashtëzakonshme. E fortë, sypatrembur, krenare – SHOTA mishëron frymën e inovacionit dhe fuqizimit”, thuhet në përshkrim të videos.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.