×
  • Extra
  • Extra

    Shqiptari në Kanada fiton një milion dollarë në lotari

    Reporteri
    18 Nëntor 2022 | 17:40

    Një baba i tre fëmijëve në Kitchener të Kanadasë, ka fituar një milion dollarë kanadeze në shortin Lotto Max më 18 tetor.

    Gazmen Hashanit i është dashur të kontrollojë dy herë për t’u siguruar që i shihte gjërat saktë kur skanonte biletat e tij duke përdorur kontrolluesin e biletave, shkruan globalnews.ca, transmeton Klan Kosova.

    “Bileta e fundit që kontrollova thoshte 1 milion dollarë”, shpjegoi 49-vjeçari.

    “Nuk mund ta besoja dhe e skanova edhe dy herë të tjera. Kur tha të njëjtën gjë, e futa shpejt biletën në xhep”.

    Hashani shkoi në shtëpi dhe priti të vinte gruaja e tij për të ndarë lajmin.

    “Kur i thashë se fitova 1 milion dollarë, ajo filloi të dridhej,” tha ai. “Ajo ishte shumë e lumtur dhe e emocionuar për familjen tonë”.

    Ai ka bërë të ditur se ka në plan të përdorë fitoren e tij të madhe për të bërë një paradhënie për një shtëpi.

    “Trupi dhe mendja ime ndihen të qetë – një ndjenjë që nuk e kam përjetuar kurrë më parë”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!