Kjo makinë është unike në llojin e saj. Është bashkimi i dy makinave në një, krijuar nga Ermal Isufi.
Pasioni për makinat e shtyu Ermalin të niste punën për krijimin e saj.
Ka qenë 4×4 dhe e kemi kthyer 6×6. Një vit që e kam studiuar dhe 4 muaj për ta ndërtuar… Pashë një video, është një kompani që prodhon në Amerikë dhe e bëra dhe unë një…Pak detaje atyre, pak e studiova dhe arrita ta bëj”, tregon Ermal Isufi, inxhinier.
Koha e karantinës ka rezultuar shumë efikase për të. I dha mundësinë të krijonte këtë “monstër të kuqe”.
“Është e rregullt me letra, dal jashtë Shqipërisë. Kjo është më shumë makinë për qejf, makinë salloni sesa për xhiro. Është bërë nga A-Zh çdo gjë vetë”, thotë ai.
Një makinë e tillë nuk ka se si të mos tërheqë vëmendjen, as ndaj uniformave të policisë.
“Nuk dinin çfarë dokumentesh të pyesnin. A ka letra? Po, ka i thosha. I thosha e kam modifikuar vet. Nuk ka mundësi, kështu e ke marrë nga jashtë”, tregon Ermali.
Ky krijim i tij ka rënë në syrin e kompanive të huaja. Nuk kanë munguar ofertat, por Ermali ka një përgjigje të prerë.
“Kjo ka një vlerë 150-170 mijë euro. Kanë ardhur 4 zviceranë, më kanë ofruar ofertë atje, por nuk më kanë interesuar, bashkëpunim të prodhojmë. Dua ta ndërtojmë çdo gjë këtu, ikën njëri, ikën tjetri, kush do ngelë”, thotë i riu.
Krijimet e tij nuk do të ndalen me kaq. Ai ka nisur punën për të krijuar një tjetër makinë, e përdorur në një nga filmat më të famshëm në Hollywood. Deri atëherë do të shijojë “vogëlushen” e tij.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.