×
  • Extra
  • Extra

    Shqiptarja në SHBA merr çmimin “Woman of Consequence” për vitin 2020

    Reporteri
    25 Gusht 2020 | 17:05

    Etel Haxhiaj, aktiviste e njohur shqiptaro-amerikane, i jepet çmimi “Woman of Consequence“ për vitin 2020, nga Komiteti Këshillimor për Statusin e Grave në Qytetin e Worçesterit.


    Etel ka studiuar zhvillimin ndërkombëtar dhe ndryshimet shoqërore, master në zhvillimin e komunitetit dhe planifikimin në Clark University.

    Karriera e saj profesionale ka në fokus shërbimin ndaj komunitetit. Aktualisht është Drejtore e Avokatisë Publike dhe Arsimit në Aleancën e Strehimit në Central Massachusetts.

    Ajo është përfshirë në shumë organizime në komunitet dhe është vullnetare për Bordin e Drejtorëve të YWCA. /Albinfo.ch /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!