Besojmë se nuk ka njeri që nuk e ka parë të paktën një herë të vetme në jetë filmin e famshëm që ka si protagonist vogëlushin Kevin McCallister që mbeti vetëm në shtëpi në festën e Krishtlindjeve.
Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë tualete që ndodhet në zonën e Winnetkas në Illinois është nxjerrë në shitje për shifrën marramendëse prej 5.25 milionë dollarë. Është hera e parë që nga viti 2012 që prona nxirret për shitje në tregun e agjencive imobilare.
Por që nga dalja e filmit klasik të vitit 1990 me regji të Chris Columbus, shtëpia i është nënshtruar disa restaurimeve për të mbërritur në gjendjen që është sot.
Në një përshkrim të detajuar nga ana e agjencisë, pronarët aktualë të shtëpisë kanë dyfishuar hapësirën e banimit, madje kanë ndërtuar edhe një fushë basketbolli.
Shtëpia, e përshkruar si “një nga shtëpitë më të famshme në botë“ ka dy dhoma ndenjeje, një kuzhinë të madhe, një garazh i projektuar si hapësirë për tre makina dhe “shkallët e paharrueshme”, aty ku janë zhvilluar disa nga ngjarjet më kulmore të filmit “I vetëm në shtëpi”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.