Historia përsëritet, dhe këtë herë jo në film, por në realitet. Një djalë 6-vjeçar u fut në avionin e gabuar pas një gabimi të linjës ajrore. Ngjarja në të cilën Casper i vogël ishte protagonist, të kujton historinë e “Home Alone”, filmi i vitit 1992 në të cilin Kevin, i luajtur nga një Macaulay Culkin, ndahet nga prindërit e tij dhe përfundon në një avion që shkon në Nju Jork, në vend të Floridës.
Në rastin e Casper, ai do të duhej të largohej i vetëm nga Filadelfia, duke u drejtuar në Fort Myers, Florida, për të shkuar te gjyshja e tij, Maria Ramos. Ishte udhëtimi i parë me avion i Casper. Gjyshja e tij po e priste në Fort Myers, por kur nuk e pa, pyeti kompaninë se ku ishte fëmija. Fillimisht stafi nuk ishte në gjendje të shpjegonte se çfarë kishte ndodhur. Më pas i thanë se fëmija ndoshta nuk kishte pasur kohë të hipte, por gjyshja u përgjigj se nuk ishte e mundur sepse kishte gjurmuar nipin e saj dhe kishte konfirmim që fëmija kishte bërë check- in në aeroport.
“Këto ishin momentet më të këqija të jetës sime” , tha Ramos për mediat lokale. Për fat, pas disa orësh ajo mori një telefonatë nga Casper. Nipi i saj i tha se kishte zbritur, por në aeroportin e gabuar, pra në Orlando, katër orë dhe më shumë se 200 kilometra larg. Kompania kërkoi falje dhe ofroi rimbursim për fluturimin.
Casper përfundimisht arriti në destinacionin e tij dhe u ribashkua me gjyshen e tij në kohë për të kaluar Krishtlindjet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.