Studime të ndryshme kanë treguar se përpos gjendjes së rënduar fizike, psikologjike dhe financiare, nga ana tjetër, pandemia ndikoi për mirë të marrëdhëniet, sidomos te raportet prind-fëmijë, veçanërisht nënë e bijë.
Grant McCracken është një antropolog me përvojë shumëvjeçare në Amerikë, i cili prej kohësh studion familjet amerikane. Një studim i tij i fundit zbuloi se marrëdhëniet familjare u forcuan në të gjithë botën, si pasojë e pandemisë duke u ndalur më shumë te raportet nënë-bijë.
Më shumë se 60% e të anketuarve në studimin e tij raportuan një marrëdhënie më të mirë që pas fillimit të pandemisë. McCracken shpjegoi se nënat ndonjëherë e humbasin kontaktin e vazhdueshëm me vajzat, ndërsa këto të fundit, sidomos nëse janë në moshën e adoleshencës, priren drejt të shpenzuarit më shumë kohë me rrethin shoqëror.
Ai u shpreh se Covid-19 i mblodhi njerëzit në shtëpi. Gjatë pandemisë, sipas McCracken, nënat kanë qenë më pak të hutuara nga lëvizja e vazhdueshme.
Sigurisht që një ndër pyetjet më të zakonshme lidhet me kohëzgjatjen e këtyre marrëdhënieve të forcuara. Sipas tij, marrëdhëniet janë ndërtuar për muaj me radhë, ndaj do të vazhdojnë edhe në vijim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.