×
  • Extra
  • Extra

    Si ta kuptoni që po ju tradhton burri, videoja virale në TikTok

    Reporteri
    11 Shkurt 2022 | 12:29

    Një grua është bërë virale me një video në TikTok, duke zbuluar një metodë të thjeshtë për të kuptuar nëse partneri juaj mund të jetë duke ju tradhtuar.

    Përdoruesja e TikTokut, “aurielouisse”, këtë trikë “e zbuloi” në veturën e burrit të saj. Ajo e hapi në gjysmë pasqyrën që është në sediljen e pasagjerit dhe e la ashtu.

    Truku është nëse pasqyra do të lëvizet nga një person tjetër, dhe më pas gruaja të ketë arsye të besojë se burri po e tradhton.

    Videoja ka mbi 3.2 milionë shikime, 175 mijë pëlqime e 1 mijë komente.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!