×
  • Extra
  • Extra

    Si të shmangni djersitjen e tepërt

    Reporteri
    18 Maj 2022 | 22:49

    Djersa ka një funksion të rëndësishëm, që është rregullimi i temperaturës së trupit kur ai nxehet së tepërmi.

    Megjithatë, disa njerëz përjetojë djersitje të tepërt, gjë e cila në shumë raste mund të jetë diçka e sikletshme.

    Këshillat që mund të ndihmojnë në përpjekjen për të shmangur djersitjen e tepërt:

    Përdorimi i antidjersës

    Emri i thotë të gjitha, por nuk duhet të ngatërrohet me deodorantin.

    Ndryshe nga deodoranti, antidjersa nuk maskon vetëm erën, por përmban jone alumini që ndalojnë qelizat të prodhojnë djersë.

    Është interesant fakti se antidjersa funksionon më mirë nëse aplikohet gjatë natës.

    Mbajtja e veshjeve të përbëra nga fibrat natyrale

    Veshjet e bëra nga fibra natyrale si pambuku, janë ato më të përshtatshmet për personat që djersisin shumë.

    Veshjet e ngushta dhe sintetike nuk e lënë lëkurën të marrë frymë, e madje veshje të tilla priren të mbajnë aromë.

    Reduktimi i kripës

    Kur konsumohet shumë kripë, trupi do të përpiqet ta eliminojë atë përmes djersës. /agroweb

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!