Dhimbja kronike prek miliona njerëz, të cilët jo vetëm që vuajnë, por edhe rrezikojnë të bëhen të varur nga ilaçet që përdoren për ta trajtuar atë. Një raport i ri për gjashtë anëtarë të një familjeje italiane prej tre brezash, të cilët nuk ndjejnë djegie, thyerje kockash, madje edhe ekstraktet e specit djegës të vendosur në lëkurën e shpuar.
Pra anëtarët e familjes Marsili nuk ndjejnë pothuajse asnjë dhimbje fizike.
Sipas Letizia Marsili, ajo filloi të vinte re se nuk ndjente shumë dhimbje që në fëmijëri, madje më vonë kolegët e quanin ‘supergrua’. Kishte disa raste në familjen e tyre kur dikush thyente një kockë dhe as që e kuptonte. Madje kjo i ndodhi nënës së moshuar.
Vetë Letizia një herë e ndrydhi kyçin e këmbës gjatë një pushimi dimëror dhe eci pa asnjë problem me një këmbë të fryrë për 2 javët e mbetura të udhëtimit. Djali i saj Bernardo një herë ra nga një biçikletë dhe theu krahun, por as që e vuri re. Motra e Letizias, Maria, e ka djegur veten me pije të nxehta disa herë dhe as që e ka vënë re.”’Ne në fakt ndjejmë dhimbje, por ajo zgjat vetëm disa sekonda”, thotë njëra prej tyre.
Shkencëtarët u interesuan për këtë fenomen. Gjatë kërkimit të tyre, ata zbuluan një mutacion në gjenin ZFHX2. Dr. James Cox nga University College London thotë se sistemi nervor i anëtarëve të kësaj familjeje reagon në një mënyrë që nuk ngjan me ato të gjithë njerëzve të tjerë.
“’Nëse ne zbulojmë arsyen e mungesës së dhimbjes, atëherë ndoshta kjo do të na ndihmojë të krijojmë një brez të ri ilaçesh kundër dhimbjes”, -thotë Cox.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.