Në Amerikë, më shumë se 6 milion persona janë të infektuar. Për këtë, ekspertët thonë se ndikimi i covid-19 do zgjasë më gjatë sesa është menduar.
Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) sugjeron që personat që tashmë janë të infektuar të izolohen apo të hospitalizohen (varësisht nga gjendja shëndetësore), dhe të rikthehen në rutinën e tyre pas 10 ditëve që kur janë shfaqur simptomat shkruan CNN.
Por, një studim i ri tregon se virusi dhe simptomat e tij nuk mund të përfundojnë për një periudhë të shkurtër kohore.
Sipas hulumtimit të botuar të martën The British Medical Journal, pacientët duhet të presin një (1) muaj derisa të marrin rezultatin se janë plotësisht të shëruar.
Tutje në studim thuhet se rreth 1 në 5 teste negative janë rezultate të pavërteta, që do të thotë se akoma më shumë virusi po përhapet.
Edhe pasi pacientët rezultojnë negativ, shumë prej tyre raportojnë se vazhdojnë të kenë simptoma të cilat mund të zgjasin më shumë se një muaj.
“Ne mendojmë se ky dëmtim afatgjatë rrjedh si pasojë e dëmtimit të enëve të gjakut”, tha Dr.William Li për CNN.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.