Masa e izolimit dhe ajo e mbajtjes së distancës sociale, të zbatuara kudo përreth botës në përpjekje për ta parandaluar përhapjen e pandemisë së COVID-19, janë duke i riformësuar jetët e njerëzve, duke i rirregulluar aktivitetet që dikur ishin pjesë e lirive të përditshme dhe duke krijuar norma të reja shoqërore.
Por, në çdo rast rirregullimi, gjithmonë del dikush që nuk luan sipas rregullave.
Shkelja e rregullave nuk përbën ndonjë fenomen të ri, por shkencëtarët që merren me mënyrat e sjelljes pretendojnë se është duke u përkeqësuar gjatë pandemisë së koronavirusit shkaku i faktorëve kulturorë, demografikë dhe psikologjikë, që mund t’i bëjnë shkelësit të duken më vetjakë dhe të rrezikshëm.
Ja disa pyetje dhe përgjigje rreth shkencës së mënyrës së sjelljes së njerëzve gjatë pandemisë së sëmundjes së shkaktuar nga koronavirusi i ri – COVID-19.
Përse disa njerëz i thyejnë e disa të tjerë i respektojnë rregullat?
Faktor kyç në këtë aspekt është individualizmi kundruall kolektivizmit.
“Disa shtete priren të kenë individualizëm më të theksuar, gjë kjo që ndërlidhet me shprehjen e ndjenjës së identitetit dhe se kush jeni ju si individ”, ka thënë Jay Van Bavel, asistent-profesor i psikologjisë në Universitetin e New York.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.