“Squid Game”, seriali i Netflix që theu rekorde të shumta, do të kthehet në një reality show, ku njerëzit do të konkurrojnë me lojërat që shfaqen aty. Por mos u shqetësoni, nuk do të luhet për jetë a vdekje.
Gjatë serialit, i cili është konfirmuar për një sezon të dytë, konkurrentët mblidhen në një ishull dhe garojnë kundër njëri-tjetrit me grupe, në lojëra fëmijërie, popullore në Korenë e Jugut, por disa prej tyre edhe në vendin tonë, si ajo e tërheqjes së litarit.
“Squid Game: Sfida”, do të jetë një kompeticion i bazuar mbi serialin, dhe fituesit do të mund të sigurojnë deri në 4,56 milionë dollarë. Netflix tha se në garë do të marrin pjesë 456 konkurrentë, çka do ta bëjë këtë garën më të madhe televizive në histori.
Megjithatë, nuk është zbuluar ende cili do të jetë ndëshkimi i kukullës gjigante për ata që kapen duke lëvizur, apo i rojeve për ata që nuk arrijnë të presin formën e duhur të biskotave. E sigurt është vetëm se nuk do të vriten.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.