×
  • Extra
  • Extra

    Stafi i aeroportit e gjen në tualetin e aeroplanit një foshnje të porsalindur

    Reporteri
    03 Janar 2022 | 14:43

    Stafi i aeroportit në Mauritius (vend në Afrikën Lindore) ka gjetur një foshnje të porsalindur që ishte lënë i braktisur në koshin e plehrave në tualetin e një avioni.

    Dyshohet se foshnjën e braktisur e ka lënë një 20-vjeçare nga Madagaskari e cila më pas është arrestuar.

    Oficerët e aeroportit e gjeten foshnjën në momentin kur bënë kontrollimin e avionit, gjë të cilën e bëjnë vazhdimisht për kontroll doganore.

    Ata vunë re se ishte një letër higjienike e lyer me gjak, teksa e dërguan foshnjën në një spital publik për trajtim, raporton BBC.

    Po ashtu thuhet se Policia e aeroporti mori në pyetje edhe pasagjerët, ndërsa gruaja e dyshuar si nëna e fëmijës, e cila fillimisht mohoi se djali ishte i saj, iu nënshtrua një ekzaminimi mjekësor që konfirmoi se ajo sapo kishte lindur.

    Ajo u vendos nën vëzhgimin e policisë në spital, ajo edhe foshnja thuhet se janë mirë.

    Gruaja malagaziane, e cila mbërriti në Mauritius me një leje pune dyvjeçare, do të merret në pyetje pas lirimit nga spitali dhe do të akuzohet për braktisjen e një të porsalinduri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!