Teksa moti është ngrohur ndjeshëm, të gjithë kemi filluar të mendojmë se çfarë do t`i shtojmë gardërobës. Sigurisht që aksesorët janë një pjesë e rëndësishme e pamjes që i japin veshjes një tjetër dimension.
Aksesorët në gardërobë nuk janë kurrë të tepërt, prandaj mësoni se cilët janë ata që ju duhen këtë sezon. Nga stili minimalist tek ai boho, e sigurt që do ta gjeni veten te këto trende.
1. Detajet natyrale, si ato të kashtës të japin menjëherë ndjesinë e motit të ngrohtë. Një çantë kashte do t`ju hynte shumë në punë, pasi shkon me të gjitha ngjyrat, nga të errëtat e deri tek ato pastel.
2. Këto lloj sandalesh janë një prej trendeve që është rikthyer në modë kohët e fundit dhe nëse jeni adhuruese e modës, duhet t`i keni patjetër.
3. Çantat transparente janë po ashtu një tjetër rikthim i modës së dikurshme. Madhësinë mund ta zgjidhni sipas dëshirës.
4. Këto çanta ishin trendi i vitit të kaluar që edhe këtë vit nuk kanë në plan të largohen nga moda. Mund ta mbani në disa mënyra dhe janë shumë praktike.
5. Punimet artizanale nuk ikin kurrë nga moda, por këtë vit duket se janë më trendy se kurrë. Nga çantat e deri te vathët, punimet e dorës nuk duhet të mungojnë në gardërobën tuaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.