Përfitoni nga ditët e fundit që flokët e krehur rrinë mirë, sepse e dini mirë çfarë na pret në muajt në vazhdim. Vapa e tmerrshme, jo vetëm që nuk na lë t’i mbajmë flokët si duam ne, por na bën të mos duam të ndjejmë asnjë fije në horizont. Meqë do të na duhet t’i kapim, të paktën ta bëjmë me stil!
1.Bisht alla-Rihanna!
Kur flokët janë të shpupuritur, kapen kështu! Super kapja lozonjare vjedh gjithnjë vëmendje!
2. Bishti perfekt
Pasi t’i keni drejtuar flokët, bëni një bisht të bukur që të duket po kaq perfekt sa ky në foto. Ju duhet vetëm një krëhër dhe një llastik.
3.Gjysmë të kapura
Kjo kapje klasike ju thjeshton kaq shumë punë!
4.Kaçurrelat e kapura lart
Kaçurrelat e kapura lart ndërkohë që fundet e flokëve bien mbi sy janë modeli më seksi që mund të aplikoni gjatë verës.
5. Bisht i kapur poshtë
Gjatë mbrëmjeve të verës kjo është kapja ideale. Flokët e shtrira pas kokës të kapura bisht nga pas, do t’ju bëjnë të dukeni chik dhe shumë elegante.
6. Gjysmë gërshet
Modeli ‘i dua flokët lëshuar, por kam vapë’! Flokët e lirshme të bëra gërshet nga fundi duken kaq vajzërore me lidhësen në fund të tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.