Kur shohim dikë me një unazë në gishtin e tyre të katërt në dorën e djathtë vëmë bast që nuk është i martuar.
Megjithatë, një unazë në dorën e majtë në po atë gisht do të thotë që personi nuk është beqar. Ekziston një arsye historike për këtë gjë.
Tradita e unazës së dasmave daton që nga Egjipti i lashtë, pasi arkeologët kanë gjetur prova në hieroglifikë që nuset mbanin unaza. Njerëzit që filluan të mbanin një të tillë besonin se ata kishin një “nerv delikat” i cili rridhte nga gishti i katërt deri në zemër, dhe atëherë zemra besohej se ishte qendra e emocioneve.
Egjiptianët nuk ishin të vetmit që mbanin unaza, megjithatë. Grekët e Lashtë dhe Romakët e lashtë gjithashtu mbajtën unaza pasi e besonin një teori të tillë. Ata madje e quanin atë vena e dashurisë.
Edhe pse kjo venë dhe nerv nuk ekziston, vendet perëndimore kanë vazhduar atë traditë të lashtë. Në kulturat e tjera, siç është Danimarka, Polonia dhe Kuba, unazat e dasmave mbahen në të djathtën. Tradicionalisht, gratë ishin të vetmet që mbanin unaza martese. Burrat nuk u bashkuan me këtë gjë deri në Luftën e Dytë Botërore, deri kur donin diçka që t’i kujtonte gratë dhe fëmijët e tyre.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.