Edhe pse modelet e revistave ata i preferojnë të dobëta, në jetën e vërtetë njerëzit preferojnë ato të kolme e me forma të theksuara.
Por pse burrat preferojnë gratë me forma të kolme?!
Studimet tregojnë se shumica e burrave që janë të shëndetshëm dhe fizikisht aktiv zgjedhin gratë me forma kundrejt atyre shumë të dobëta.
Një arsye tjetër është se meshkujt i perceptojnë format e rrumbullakosura si një simbol të kapacitetit riprodhues.
Një studim i kryer kohët e fundit ka vrojtuar trurin e njerëzve që ishin duke parë fotografi të femrave shumë të holla dhe atyre me forma e të kolme. Çuditërisht, skanimet e trurit treguan më shumë aktivitet dhe stimulim në disa zona të trurit kur burrat shihnin gratë e kolme.
Gjithashtu shumica e meshkujve pretendojnë se kanë më shumë vetëbesim në kohën e seksit kur janë me femra të tilla.
Qëllimi i këtyre hulumtimeve është të na bëjë të kuptojmë se nuk ka trup ideal dhe se gratë mund të relaksohen dhe të mos ndihen keq nëse kanë disa kilogramë më tepër se pesha normale.
Një femër që e do pamjen e saj… është gjithmonë më e bukur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.