Sa e vështirë është t’i gjesh vendin një buke kur jeton vetëm, ose je në lëvizje të vazhdueshme dhe vazhdon t’i përsërisësh vetes që duhet të ndalosh së ngrëni bukë se muskujt e barkut s’do bëhen vetë.
E gjendur përpara kësaj situate gjasat për të shkuar një ditë në kuzhinë me sytë e errur nga uria dhe të përballesh me një bukë të ndenjur, të fortë dhe praktikisht të pangrënshme janë shumë të larta. Çfarë ndjen kur në dorë të bie një bukë e fortë që s’të përcjellë asnjë lloj emocioni është më e rëndë nga ç’mendoni, por ka një mënyrë të zgjuar për ta bërë sërish të ngrënshme.
Si fillim kuptoni se nëse buka është mykur, nuk ju ndihmojmë dot. Thuajini mirupafshim dhe ecni përpara. Nga ana tjetër, nëse është vetëm e ngurtë, ka shpresë.
Nëse buka është e paprerë, vendoseni nën rubinetin e lavamanit dhe hapni çezmën mbi kurrizin e bukës. Tregohuni të kujdesshëm të mbani pjesën e prerë larg rubinetit, megjithatë edhe nëse laget, s’u bë hataja.
Nëse buka është e prerë, mbështillni fetat me peshqir të njomë.
Bukën e njomë futeni në furrë. Ngroheni për 6-7 minuta, ose më shumë nëse është ende e njomë dhe pastaj lumturohuni me bukën tuaj të re.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.