Të gjithëve mund të na ndodhë të dalim nga shtëpia me nxitim dhe të harrojmë atë që s’duhet kurrsesi ta harrojmë. Hedhjen e antidjersës!
Do të rrish gjithë ditën jashtë, pas pune ke një takim, temperaturat nuk janë në favorin tënd dhe kurrë si dihet kë takon gjatë rrugës. Pra, të duhet patjetër të ndihesh e pastër, e padjerësitur dhe e freskët. Si t’ja bëjmë?
Ju duhet vetëm një dezinfektues duarsh që prej mujash me siguri nuk mungon kurrë në çantën tuaj.
Çfarë të bëni me të?
E mira është të jetë një dezinfektues pa aromë, por sidoqoftë, edhe llojet e tjera do t’ju ndihmojnë. Aplikoni disa pika në sqetull dhe lëreni pak sekonda sa të thahet nga ajri.
Pse është zgjidhje funksionale?
Era e trupi shkaktohet nga bakteret dhe duke qenë se alkooli (një nga përbërësit kryesorë të dezinfektuesit) i vret bakteret, shanset që të ndjeni aroma të pakëndshme janë shumë pak.
Me pak fjalë, një tjetër arsye madhore për të mos e ndarë kurrë antibakterialin nga duart dhe çanta.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.