Këto janë recetat më të mira për forcimin, rritjen dhe zbardhjen e thonjve, si dhe për thonjtë e çarë dhe që qërohen.
MASKA NGA JODI DHE KRIPA PËR FORCIMIN E THONJVE
Një lugë kripë përziejeni me disa pika jod. Fërkojeni këtë maskënë thonj disa herë në ditë.
MASKA PËR THONJ TË ÇARË
Nëse keni probleme me thonj të dobët, një përzgjedhje e mirë do të jetë maska nga mjalti dhe limoni. Mbajeni në duar rreth gjysmë ore.
MASKA NGA SPECI I KUQ I BLUAR PËR RRITJEN E THONJVE
Për këtë maskë nevojitet që të përzihen gjysmë luge spec i bluar i kuq me 10 pika uji të valë. Shtojeni këtë përzierje në kremin e yndyrshëm për duar dhe, sipas dëshirës, për një veprim më të mirë, nxeheni, ashtu që enën me këtë përzierje e vendosni në ujin që nxehet. Më pas vendoseni maskën në duar dhe lëreni që të thithet mirë (rreth 15 minuta).
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.