Le të tregohemi të sinqertë, shumica e njerëzve nuk e ka idenë se sa shumë mund të tregojë jashtëqitja për shëndetin. Sistemi tretës reagon ndaj stresit, ankthit dhe ndryshimeve të zakoneve të të ngrënit, sidomos në një situatë pandemie si kjo.
Heather Jeffcoat, një specialiste që trajton problemet shëndetësore pelvike, tha për Scary Mommy se “në situatë stresuese, sistemi nervor kalon në një fazë të re. Për të kuptuar reagimin, mjafton të imagjinoni veten duke vrapuar teksa ju ndjek një tigër”.
Një tjetër specialist, Dr. Kim Langdom, u shpreh se “zorrët dhe truri janë të lidhura nga sistemi nervor autonom. “Kur jemi të stresuar, përjetojmë ankth ose qëndrojmë në izolim, truri ynë lëshon më shumë serotonin dhe epinefrin (adrenalina) të cilat shkaktojnë çlirim të kortizolit në gjëndrat mbi veshkore. Kur nivelet e serotoninës rriten, zorrët reagojnë duke pasur spazma, të cilat çojnë në diarre ose kapsllëk.”
Që të ketë një lëvizje normale të zorrëve, duhet që organizmi të funksionojë më së miri, në të kundërt shfaqen probleme me tretjen. Të qëndruarit të hidratuar është me rëndësi dhe këshillohet minimumi 1.5 litra ujë në ditë, ose më shumë nëse jetoni në zona të nxehta ose merreni me aktivitet fizik.
Megjithatë nëse nuk mundeni dot të kryeni nevojat personale për më shumë se disa ditë, keni dhimbje barku ose vini re gjak në anus, duhet të kontaktoni me mjekun.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.