Lizi Velasquez, edhe kur erdhi në jetë, nuk dukej si të gjithë fëmijët e tjerë. Në lindje ishte vetëm 900 gram dhe menjëherë ishte e qartë se diçka nuk ishte në rregull.
Qysh si foshnjë ajo kishte një diagnozë trishtuese – sindromi Marfan, një gjendje në të cilën trupi nuk mund të marrë dhe as të grumbullojë yndyrë. Përveç peshës, ajo plaket jashtëzakonisht shpejt dhe është e verbër në njërin sy.
Për shkak të këtyre fakteve, ajo është përqeshur më shumë se që mund ta merrni me mend. Njerëzit e quanin fëmija më i shëmtuar në botë. Fëmijët ia përplasnin në fytyrë se është e “neveritshme”, transmeton Reporteri.net.
Në një intervistë për “Daily Mail”, ajo kishte deklaruar se si fëmijë nuk e kishte kuptuar se ishte ndryshe nga të tjerët dhe se mendonte se të gjithë fëmijët janë ashtu.
Gjërat u përkeqësuan kur në moshën 16 vjeçare, hapi një profil në internet. Njerëzit filluan t’i shkruanin se do të ishte më mirë që ta vriste veten.
Video ku ajo ofendohej u bë aq e shikuar, saqë Lizi ra në depresion. Mirëpo nuk u dorëzua, ajo shfrytëzoi popullaritetin që kishte fituar në YouTube duke e kthyer atë në avantazhin e saj. Ajo sot është një folëse motivuese dhe me krenari shfaq pamjen e saj./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.