Lesley Maxwell në faqen e saj në Instagram ka publikuar xhirimin nëpërmjet të cilit tregon një pjesë të treningut të saj, ndërsa pastaj ka ftuar të gjithë që nëpërmjet faqes së saj të internetit t’i bashkohen në ushtrime
Të gjithë të interesuarit do të kenë rastin që të komunikojnë drejtpërdrejt me trajnerët aktivë, si edhe të marrin të gjitha këshillat e domosdoshme për ekzekutimin e ushtrimeve, shkruan Daily Star, përcjell Telegrafi.
Kjo australiane gjithashtu në faqen e saj të internetit ka publikuar listën e recetave të shëndetshme, që do të thotë që ky është rasti i shkëlqyeshëm të provoni të gatuani ndonjë ushqim të ri.
https://www.instagram.com/p/B-WjsfjjGXP/?utm_source=ig_embed
Lesley thotë që kjo karantinë është rast i shkëlqyeshëm që të gjithë të punojmë në atë drejtim që të jemi versioni më i mirë i vetes.
Maxwell tregon se si përdoren veglat për ushtrime, si ngrihen peshat, ushtron galiç dhe muskujt e barkut…
https://www.instagram.com/p/B-HMVoYDlyk/?utm_source=ig_embed
Në një publikim të para pak kohësh në Instagram Lesley ndjekësve të saj u ka ofruar shikim në orarin ditor në karantinë.
– Dy gjëra të cilat më së shumti më qetësojnë janë arti dhe ushtrimet. Është e njohur që fitnesi ka ndikim pozitiv në trurin tonë, ndërkaq arti zvogëlon stresin dhe ngre ndjenjën e kënaqësisë.
I kam vënë vetes sfidë që çdo ditë të pikturoj një pikturë, si edhe të bëj ushtrime në hapësirë të mbyllur – ka shkruar kjo gjyshe në Instagram.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.