Ekspertja e seksit Nadia Bokody nga Sydney, ka zbuluar arsyen “shqetësuese” për shkak të së cilës femrat nuk e duan seksin. A pajtoheni ju me konstatimin e saj?
Nadia thotë që shumica e femrave për këtë arsye nuk dëshiron të ketë marrëdhënie intime me mashkullin.
Shkrimtarja dhe ekspertja e seksit, e cila ka më shumë se 59.000 ndjekës në Instagram, komentoi karrierën e saj si kolumniste, si dhe të gjitha komentet dhe ofendimet që ka përjetuar që kur mori guximin të pranonte se i pëlqente seksi, transmeton Telegrafi.
Nadia thotë që shumica e femrave ndrydhin seksualitetin e tyre, nga frika se si burrat do t’i trajtojnë ato – që çon deri te miti mbi libidonë femërore.
– Gjëja më e mirë që mund të bëni për të ngritur përsëri epshin tuaj është të praktikoni rregullisht masturbimin.
– Gratë mësohen të shtypin këtë anë të vetvetes. Dhe disa prej nesh bëhen aq të mira në ngufatjen e dëshirës sonë, sa që në fund arrijmë ta shuajmë – shpjegon ajo.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.