Akademia Franceze e Shkencave ka përcaktuar se COVID-19, është një emër femëror, raporton AFP.
Në frëngjisht, çdo emër ka një gjini, për shembull, “bukë” dhe “dhimbje” – marrin parashtesën “le” dhe “la” në femërore. Duke patur parasysh rrënjën latine të kësaj fjale, Akademia thotë se COVID-19 merr përpara parashtesën femërore “La”, e jo “Le”.
Akademia ka njoftuar se “Covid-19” është një emër femëror dhe i kërkoi t’i jepej fund referimit tashmë global e sidomos në Francë si emër mashkullor.
“Përdorimi i gjinisë femërore do të ishte më i preferueshëm,” tha Akademia në një njoftim në faqen e internetit, në kategorinë “Përdorimi i gabuar”.
“Mbase nuk është vonë që t’i japim këtij akronimi gjininë që duhet të kishte. që prej fillimit”.
“Office quebecois de la langue francaise“, rekomandon gjithashtu përdorimin e saj femëror, dhe Akademia Mbretërore Spanjolle ka lëshuar udhëzime të ngjashme, duke përmendur të njëjtin arsyetim gramatikor, se COVID-19 është emër femëror.
Nuk dimë sesi mund të jetë në shqip emërimi i saktë i COVID-19, ndërkohë që gjerësisht deri më tani, përdoret si korona, ose thjesht COVID-19.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.