Jini të sinqertë, puna mund të jetë ndonjëherë stresuese dhe e lodhshme, gjë që mund të rezltojë mjaft zhgënjyese. Të gjithë ne kemi mënyrat tona për të përballuar stresin, por duket se metoda më e njohur për ta bërë këtë, është sipas modës së vjetër, duke sharë.
Punonjësit e zyreve shajnë përafërsisht 55 herë në javë, thotë një studim i ri, transmeton Reporteri.net.
Stafi mund të dëgjohet të bëjë deri në 11 shamje në ditë sipas këtij studimi.
Vetëm një në pesë punonjës të sjellshëm thonë se ata kurrë nuk do të përdorin gjuhë fyese para kolegëve. Një në dhjetë thanë se dëgjojnë të shara 25 herë në ditë.
Hulumtimi tregon se ekzistojnë 15 fjalë dhe fraza të sharjeve që përdoren më shpesh në vendin e punës. 25% thanë që ata nuk e censurojnë veten ndërsa 12% thanë që janë shumë të drejtpërdrejtë dhe nuk e filtrojnë veten. Sidoqoftë, 19% e tyre janë më të sjellshëm dhe thonë se përpiqen të kontrollojnë veten nga përdorimi i gjuhës së tillë para kolegëve. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.