Shumë njerëz e nisin ditën me kafe, por gabimi që bëjnë shumica është se nuk duhet pirë kurrë me stomakun bosh. Studiuesit kanë zbuluar se pirja e kafesë para mëngjesit mund të dëmtojë kontrollin e sheqerit në gjak. Profesor James Betts thotë se shumica e njerëzve pinë kafe sapo zgjohen.
Në studim morën pjesë 29 burra dhe gra të shëndetshme, të cilët iu nënshtruan tre eksperimenteve të ndryshme. Në eksperimentin e parë, pjesëmarrësit bënë një gjumë normal gjatë natës dhe iu kërkua të konsumonin një pije me sheqer kur të zgjoheshin në mëngjes.
Në tjetrin, pjesëmarrësit përjetuan një gjumë të shqetësuar dhe pinin të njëjtën pije me sheqer kur u zgjuan. Më në fund, në eksperimentin e tretë, pjesëmarrësit patën një gjumë të shqetësuar gjatë natës, por iu dha kafe e zezë e fortë 30 minuta para se të konsumonin pijen me sheqer.
U zbulua se kafeja e zezë para mëngjesit rrit ndjeshëm glukozën në gjak me rreth 50%. Harry Smith tha: “Individët duhet të përpiqen të balancojnë përfitimet e mundshme të kafesë në mëngjes me potencialin për nivele më të larta të glukozës në gjak dhe mund të jetë më mirë të konsumojnë kafe pas mëngjesit, sesa para.” /abcnews
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.