Kur jeni me pushime apo udhëtime larg shtëpisë, një nga problemet që ju shoqëron është edhe rrudhosja e rrobave. Kush do ta kalojë kohën duke hekurosur ndërkohë që dëgjon zhurmën e dallgëve dhe festën atje jashtë? Nga ana tjetër ai fustani që bleve e humb shkëlqimin nëse vishet i rudhosur, prandaj kemi një problem. Ç’mund të bëjmë?
Ka një mënyrë të thjeshtë dhe efektive për heqjen e rrudhave nga rrobat, pa ndihmën e hekurit të hekurosjes. Fillimisht mbyllni dyert dhe dritaret e banjës për të mos lejuar daljen e ajrit. Vendosini veshjet e rrudhosura në varëse rrobash dhe varini në ambjentin e banjës.
Bëni kujdes që ato të jenë sa më afër dushit, por jo aq afër sa të lagen nga uji. Më pas futuni të laheni në dush siç bëni zakonisht. Kur të keni mbaruar, do të shihni se avulli i emetuar do t’i ketë zhdukur rrudhat nga rrobat tuaja.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.