Vaji i ullirit është një ushqim i shëndetshëm. Ai nuk përdoret vetëm në gatim por edhe për përdorime personale dhe mjekësi. Ndryshe është quajtur edhe “mrekullia mesdhetare” për shkak të përfitimeve të shumta që i sjell shëndetit.
Vaji i ullirit është i pasur me antioksidues të ndryshëm dhe yndyrna të pangopura. Përdorimi i tij ka shumë përfitime shëndetësore:
Këshillohet se përdorimi i një luge vaj ulliri çdo ditë në mëngjes ju mban larg disa sëmundje, siç janë:
Sëmundja e demencës. Një nga shkaktarët e sëmundjes së alzhajmerit është rritja e akumulimit të aminoacideve në tru. Ekspertët kanë zbuluar se një përbërje fenolike e quajtur “oleocanthal”, që gjendet tek vaji i ullirit ekstra i virgjër, ka fuqinë të kontrollojë nivelin e këtyre aminoacideve dhe ti eliminojë ato.
Ul nivelin e sheqerit në gjak. Mjekët këshillojnë se personat që vuajnë nga diabeti i tipit 2, duhet të konsumojnë vaj ulliri. Përdorimi i tij i ndihmon këta në uljen e nivelit të sheqerit në gjak, si dhe ndihmon në rregullimin e tensionit të gjakut.
Parandalon kancerin. Vetitë e vajit të ullirit ekstra të virgjër janë të mirë për luftën kundër llojeve të ndryshme të kancerit. Dy llojet e kancerit që janë testuar më shpesh lidhen me sistemin e tretjes dhe kancerin e gjirit. Vaji i ullirit është i pasur me acid oleik që parandalon formimin e qelizave kancerogjene, dhe me antioksidues fenolikë, të cilët kanë veti kundër kancerit./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.