Fëmijët po bëhen gjithnjë e më shumë të varur nga interneti, ndërkaq në botë kjo ka shkuar aq larg sa që me të madhe po hapen klinika për shërim.
Ekspertët e të gjitha shteteve po bashkohen në përpjekje që të mbrojnë gjeneratat e reja, mirëpo formula magjike ende nuk është zbuluar.
Mirëpo, rregulli 3-6-9-12 ndoshta mund të ndihmojë, transmeton Telegrafi.
Deri tani, Kolegji Mbretëror australian i Pediatrisë e ka propozuar zgjidhjen.
Ekspertët e këtij institucioni konsiderojnë që fëmijët nuk do të duhej që të përdorin aparatet e internetit para moshës trevjeçare. Madje edhe pas kësaj moshe, do të duhej të ekzistojnë përkufizime prej më së shumti një orë në ditë.
Ata pikërisht propozojnë rregullin 3-6-9-12 , si model i përdorimit të shëndosh të formave bashkëkohore të komunikimit:
– Nuk ka përdorim të kompjuterit dhe telefonit deri në moshën trevjeçare.
– Pa internet deri në moshën gjashtëvjeçare.
– Është e ndaluar të luhen lojëra para moshës nëntëvjeçare.
– Mos u lejoni të futen në rrjete shoqërore para moshës dymbëdhjetëvjeçare. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.