Tenxheret dhe tiganët bëjnë pjesë tek objektet që përdoren më shumë në shtëpi dhe pas një farë kohe konsumohen. Megjithatë, nëse jeni person që ju pëlqen riciklimi dhe objektet e veçanta në shtëpi, në vend që t’i hidhni, mund t’i ripërdorni në shumë forma.
Nëse në kuzhinë keni një tigan të konsumuar dhe të gërvishtur, mund ta transformoni në një orë origjinale muri. Lyejeni me ngjyrën që ju pëlqen (për të kamufluar defektet), më pas ngjisni numrat me adeziv nga jashtë dhe me anë të një trapano, bëjini një vrimë në qendër ku do të poziciononi akrepat. Në pjesën e brendshme, vendosni mekanizmin dhe ja ku u bë.
Nëse keni një nga ato tenxheret e mëdha që përdoreshin dikur, mund ta ktheni në një stol. Mjafton t’i instaloni disa këmbëza metalike dhe stoli juaj vintage është gati.
Mund të vendosni një tigan ose tenxhere të vjetër në banjë, ku mund të sistemoni flakonët, shampot e sapunët.
Tigani i konsumuar mund të kthehet edhe në një vazo lulesh për t’u vendosur në kopsht ose brenda në shtëpi.
Tigani ose tenxherja e vjetër mund të përdoren edhe si abazhur vintage, ose të ngjisni një pasqyrë në të dh eta varni në mur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.