×
  • Extra
  • Stil

    Mund të vishni fustane sa të doni, me këto mënyra natyrale do të shpëtoni nga fërkimi i kofshëve

    Reporteri
    26 Qershor 2021 | 13:18

    Shumë femra u gëzohen verës vetëm prej fustanve , fundeve e veshjeve të freskëta, ndërkohë që shumë të tjera nuk heqin dorë nga pantallonat as në këtë stinë të nxehtë. Kur temperaturat janë të larta, trupi djersitet e lëkura fërkohet me veshjet ndodh që kjo e fundit të irritohet e të skuqet.


    Për të shmangur fërkimin e kofshëve dhe acarimin e kësaj pjese të trupit lexoni më poshtë këshillat.

    1.Lyejeni pjesën e brendshme të kofshëve me krem bebesh.

    2. Aplikoni antidjersë në pjesët ku lëkura ju fërkohet më së shumti pasi në këtë mënyra lëkura nuk do t’ju djersitet.

    3. Vaji i kokosit hidraton lëkurën tuaj e ka gjithashtu veti antibakteriale që mund të ndihmojnë në parandalimin e krijimit të baktereve nga djersa dhe papastërtia.

    4. Përdorni një balsam apo krem hidratues

    5. Provoni t’i lyeni kofshët me xhelin e aloe verës dhe gjatë gjithë verës nuk do t’i ndani fustanet e fundet nga trupi. Lëkura juaj do të jetë e bute dhe nuk do të acarohet nga djersa apo fërkimi.

    6. Aplikoni pudër bebeje. Këtë gjë mund ta përdorni edhe për të parandaluar irritimet e lëkurës, por edhe për të qetësuar lëkurën nëse ju është skuqur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!