Shtëpisë së saj dy katëshe që përbëhet nga një bibliotekë, një garazh për tre makina, pesë dhoma gjumi, sot i ka arritur vlera rreth gjysmë milioni dollarë.
Është e vështirë të besohet se një familje pa ndonjë përvojë në ndërtimtari mund të ndërtonte një shtëpi në dy kate me pesë dhoma duke marrë udhëzime në YouTube, por Cara Brookins dhe katër fëmijët e saj janë prova e gjallë që kjo mund të bëhet në qoftë se ekziston vullneti, transmeton Reporteri.net.
Djali i madh i saj, Drew ndihmoi nënën Caro të krijonte një dizajnin e shtëpisë dhe të merrte miratimin nga qyteti për të kryer ndërtimin, vajza e saj Jada ndihmoi në sigurimin e ujit për të përzier materialin, ndërsa vajza tjetër gatuante ushqim për të gjithë ata.
Kaluan nëpër të gjitha fazat: nga themeli deri te ndërtimi i mureve të shtëpisë. Kur inspektorët për inspektimin e shtëpisë erdhën, mbetën të habitur pasi çdo gjë ishte bërë në mënyrë profesionale. Ata nuk arritën të besojnë se kjo shtëpi e mahnitshme ishte ndërtuar nga një nënë pa asnjë dijeni elementare në ndërtimtari./Reporteri.net
Shikoni videon:
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.