×
  • Extra
  • Stil

    Nënat shqiptare rekordere në Evropë, kujdesen më shumë se kudo tjetër për fëmijët e tyre

    Reporteri
    28 Dhjetor 2019 | 16:25

    Thuhet se pasi bëhesh bëhesh nënë jeta e një gruaje ndryshon totalisht. Sipas një studimi gratë shqiptare janë renditur në vendin e parë për kujdesin që tregojnë për fëmijët e tyre.


    Në ‘Anketën e Cilësisë së Jetës’ të realizuar para disa muajsh nga Komisioni Europian, 84% e grave shqiptare janë përgjigjur se kujdesen shumë për fëmijët e tyre dhe vetëm 15% janë përgjigjur se kujdesen po aq sa bashkëshorti.

    Të dhënat tregojnë se kjo është përqindja më e lartë regjistruar në Evropë. Pas shqiptarëve renditen gratë suedeze për kujdesin për fëmijët e tyre.

    Kurse të dhënat për Çekinë janë të habitshme, pasi 91% e burrave janë përgjigjur se kujdesen ata më shumë për fëmijët se sa gratë e tyre./kidstime/supergrate.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!