20 vite më parë, bota mbeti gojëhapur nga koncepti i Bluetooth-it dhe që nga ajo ditë, gjërat janë komplet ndryshe. E keni menduar ndonjëherë se ç’mund të sjellë e ardhmja? E keni menduar si mund të ndryshojnë gjërat brenda shtëpisë sonë apo rreth ambientet ku jetojmë? Nëse jo, po ju krijojmë një ide!
1. Rrobat mund të lahen vetë!
Vendosja e lavatriçes me siguri s’do jetë një hall më vete në të ardhmen. Kjo sepse shkencëtarët australianë kanë shpikur që lloj tekstili që mund të lahet vetë. Kur ekspozohet në dritë, ajo ka fuqinë të heqë shenjat dhe gjithë papastërtitë e tjera. Në të ardhmen ndoshta do të na duhet vetëm t’i lëmë në dritë!
2. Dritare që ndryshojnë ngjyrat për të prodhuar energji
Përmes një materiali tjetër, shkencëtarët kanë arritur të krijojnë një dritare që errësohet kur temperaturat rriten, që do të thotë se dritaret nesër do të luajnë rolin e kondicionerit.
3. Shtretër ‘smart’
Nëse sot kemi pajisje elektronike të zgjuara, nesër mund të kemi edhe krevatin e gjumit. Si do të jenë ata? Shtrati i së ardhmes mund të mbledhë të dhëna për gjumin tënd dhe për sjelljet që bën ti gjatë kohës që fle. Të gjitha mund t’ja raportojë telefonit tënd. Pra, mund të personalizoni edhe gjumin!
4. Një robot në vend të një infermiereve
Robotët e së nesërmes mund t’i kursejnë kohë infermiereve dhe i bëjnë spitalet më efiçente.
5. Siguria në dyer do të jetë e një tjetër niveli
Edhe pse ekzistojnë dhe sot, nuk janë gjerësisht të përdorshme. Këto “çelësa” do të lidhen me telefonin tuaj përmes të cilit mund të hapni dyert e shtëpisë dhe jo vetëm. E vendosni ju çdo gjë tjetër!
6. Edhe thonjtë do të bëhen përmes një pajisjeje robotike
Ndoshta do të duhet vetëm të përcaktoni modelin dhe gjithë punën tjetër e bën ai!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.