Ngrënia e thonjve për një kohë të gjatë është parë si shenjë e personave nevrastenikë dhe ankthiozë. Por një studim i ri ka treguar se zakoni i çuditshëm mund të jetë në fakt shenjë e njerëzve perfeksionistë.
Ekspertët, gjithashtu kanë treguar se kjo sjellje nuk është shenjë e ankthit.
Në testet e realizuara nga ekspertët, pjesëmarrësit ishin më të prirur për të ngrënë thonjtë në momentin që frustroheshin ose mërziteshin nga dikush – të dyja shenja tipike të njerëzve perfeksionsitë, ose njerëz që preferojnë ta kenë jetën tërësisht të organizuar.
“Ne besojmë se njerëzit me këtë lloj sjelljeje të përsëritur mund të jenë perfeksionistë, çka do të thotë se ata janë të paaftë për t’u rehatuar apo performuar në një ambient normal për njerëz të tjerë, – tha profesor Kieron O’Connor nga Universiteti i Montrealit. – Prandaj ata janë më të prirur drejt frustrimit, padurimit dhe pakënaqësisë kur nuk arrijnë qëllimet e tyre. Perfeksionistët, gjithashtu e përjetojnë nivel më të lartë mërzinë’, shtoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.