Rimeli është ndoshta produkti më i vështirë i grimit për sa i përket pastrimit të plotë. Dhe nëse je mësuar ta lash fytyrën disa herë apo edhe nëse ke harxhuar të gjithë larësin e fytyrës, mund të të kenë mbetur shenja rimeli nëpër sy.
Por për të të ndihmuar ta zgjidhësh këtë problem një herë e mirë është një produkt që të vjen në ndihmë. Mjaftojnë vetëm pak sekonda:
Hapi 1: Merr pak vazelinë dhe lyeji qerpikët. Lëri për pak minuta që rimeli të zbutet e të bjerë dhe pastaj pastroji me një copë pambuku.
Hapi 2: Përdor një pastrues grimi me një copë pambuku të pastër derisa të jetë hequr plotësisht rimeli.
Kujdes: Nëse nuk ke vazelinë apo edhe pastrues grimi, mund të përdorësh edhe vajin e ullirit apo vajin e arrës së kokosit, të cilët mund të të ndihmojnë për të fshirë grimin.
Dha kaq është! Me dy hapa shumë të thjeshtë rimeli do të jetë plotësisht i pastruar dhe nuk ke pse shqetësohesh në mëngjes para pasqyrës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.