Coronavirusi e ka zhytur botën në pasiguri dhe lajmet e vazhdueshme në lidhje me pandeminë mund të ndjehen të pamëshirshme, shkruan BBC.
E gjithë kjo po vë në pah shëndetin mendor të njerëzve, veçanërisht ato që tashmë jetojnë me kushte si ankthi dhe çrregullimi obsesiv-kompulsiv (OCD).
Pra, si mund ta mbrojmë shëndetin tonë mendor?
Të qenit i shqetësuar për lajmet është e kuptueshme, por për shumë njerëz mund t’i përkeqësojë problemet ekzistuese të shëndetit mendor.
Kur Organizata Botërore e Shëndetësisë lëshoi këshilla për mbrojtjen e shëndetit tuaj mendor gjatë shpërthimit të coronavirusit, ajo u mirëprit në mediat sociale.
Siç shpjegon Nicky Lidbetter në Angli, frika për të qenë jashtë kontrollit dhe të paaftë për të toleruar pasigurinë janë karakteristika të zakonshme të shumë çrregullimeve të ankthit.
Pra, është e kuptueshme që shumë individë me ankth para-ekzistues po përballen me sfida për momentin.
“Një ankth i madh është i rrënjosur në shqetësimin për të panjohurën dhe duke pritur që diçka të ndodhë – coronavirusi është ai në një shkallë makro,” pajtohet Rosie Weatherley, zëdhënëse e bamirësisë së shëndetit mendor Mind.
Këto janë disa nga këshillat si t’u qaseni zhvillimeve rreth coronavirusit, për ta mbrojtur shëndetin mendor:
Kufizoni lajmet dhe kini kujdes çfarë lexoni
Bëni pushime nga mediat sociale dhe ndalni njoftimet që janë nxitëse
Lani duart – por jo tepër
Qëndro i lidhur me njerëzit
Shmangni lodhjen e tepërt (burnout)
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.