Kërcitja e dhëmbëve e quajtur ndryshe dhe bruksizmi është kërcitja e vullnetshme ose e pa vullnetshme e dhëmbëve. Rreth 20 deri në 30% e fëmijëve I kërcasin dhëmbët, zakonisht kjo ndodh kur janë në gjumë. Por ndonjëherë fëmijët mund ti kërcasin dhëmbët edhe gjatë ditës kur ndihen në ankth. Lajmi i mirë është se shumica e fëmijëve e ndalojnë kërcitjen e dhëmbëve kur humbasin dhëmbët e qumështit.
Cilat janë simptomat e bruksizmit?
Simptomat zakonisht janë të lidhura me dhëmbët dhe nofullat por shumicën e rasteve nuk janë serioze. Megjithatë dhëmbët mund të duken pak të konsumuar apo të copëtuar. Ngaqë kërcitia e konsumon smaltin e dhëmbëve, fëmija ekspozohet ndaj problemeve dentare në të ardhmen nëse lihet e pa kuruar. Këto probleme mund të përfshijnë ndjeshmëri të madhe ndaj pijeve të ftohta apo të ngrohta si dhe dhimbje nofullash në mëngjes.
Kërcitja e dhëmbëve mund të shkaktojë dhe dhimbje koke, dhimbje veshi dhe dhimbje në gjithë pjesën e fytyrës. Kërcitja e dhëmbëve mund të jetë e lidhur me simptoma emocionale si:
• Ankthi
• Stresi
• Depresioni
• Dhe çrregullimet e ngrënies.
A mund të parandalohet apo të shmanget bruksizmi?
Vendosja e një orari gjumi është hapi i parë që duhet të merret për të shmangur kërcitjen e dhëmbëve. Ndihmojeni fëmijën tuaj të qetësohet gjatë natës duke ndjekur këto këshilla:
• Limitoni kohën e televizorit përpara gjumit
• Vendosini të dëgjojë muzike të qetë
• Bëjini një banjë të ngrohtë përpara gjumit
• Jepini të lexojë një libër ose lexojini diçka
Duke ndjekur këto këshilla ai do të ndihet i relaksuar përpara se të flejë, gjë që e ul ndjeshëm rrezikun për kërcitjen e dhëmbëve.