Nëse të pëlqen kafeja e zezë, mund përkufizohesh si person që pëlqen aroma të forta, kujdeset mirë për shëndetin, ose thjesht dëshiron të pijë kafenë ashtu si i pëlqen. Ose, mund të jesh psikopat. Kështu të paktën sipas një studimi të ri të publikuar në revistën “Oreks”, e cila gjeti një korrelacion midis dashurisë për kafen e zezë dhe tendencat sadiste ose psikopatike, transmeton Reporteri.net
Hulumtimi mori për bazë më shumë se 1,000 të rritur, të cilëve iu kërkua të shfaqin preferencat e tyre ushqimore.
Pjesëmarrësit pastaj morën një sërë testesh të personalitetit përmes të cilave vlerësoheshin tiparet antishoqërore të personalitetit, të tilla si sadizmi, narcizmi dhe psikopatia. Studimi, i kryer nga studiuesit në Universitetin e Innsbruck, zbuloi se preferenca për shijen e hidhur ishte e lidhur me sjelljen psikopatike.
Ndërlidhja më e afërt ishte midis ushqimeve të hidhura dhe “sadizmit të përditshëm” – domethënë, gëzimit të shkaktimit të niveleve të moderuara të dhimbjes tek të tjerët.
Alarmi nuk u lëshua vetëm për ata që preferonin kafenë e zezë – studimi gjithashtu gjeti se pjesëmarrësit që raportuan dashuri për selino dhe ujë tonik ishin gjithashtu kanë më shumë të ngjarë të shfaqnin tipare antisociale.
Ky nuk është hulumtimi i parë që ka gjetur një lidhje mes shijes dhe personalitetit. Studimet e mëparshme kanë treguar se përvojat e ëmbla të shijes rritin besueshmërinë, ndërsa përvojat e shijes së hidhur rrisin armiqësinë dhe nxjerrin gjykime më të ashpra morale./Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.