×
  • Extra
  • Stil

    Pija që asnjëherë nuk duhet ta porosisim në lokal: Është përplot me baktere

    Reporteri
    02 Prill 2019 | 12:54

    Një studim ka treguar se në një pije të cilën të gjithë e porosisim zakonisht janë të fshehura baktere të rrezikshme, bëhet fjalë për një  gotë me ujë ose një lëng të gazuar me një fetë limoni, transmeton Reporteri.net.


    Studiuesit testuan 76 fetë limoni nga 21 restorante të ndryshme dhe zbuluan se 70% prej tyre ishin të infektuara me baktere.

    Megjithëse ky nuk është hulumtimi më i plotë për këtë temë, mund ta keni vënë re se feta e limonit që merrni në pije është prerë tashmë përpara dhe se ato mbahen në enë plastike në temperaturë dhome, që është një mjedis ideal për bakteret.

    Hulumtimi nuk zbuloi qartë burimin e këtyre baktereve, por zbuloi se këto baktere nuk mund të mbijetojnë dhe të shumohen në pije alkoolike./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!