Keni menduar ndonjëherë pse disa nga idetë tuaja më të mira duket se vijnë në momente të papritura, për shembull, ndërsa jeni në dush?
Kreativiteti, megjithëse në dukje është një aktivitet shumë i paqartë, është në të vërtetë një proces i veçantë i shkaktuar nga disa faktorë kryesorë.
Leo Widrich shpjegon “shkencën e krijimtarisë” në blogun e tij “Buffer”.
Në thelb, truri ynë na jep idetë tona më të mira kur:
1. Në trurin tonë lirohet shumë dopaminë. Shkaktarët si ushtrimet, dëgjimi i muzikës dhe po, bërja e një dushi të ngrohtë, kontribuojnë në rritjen e fluksit të dopaminës.
2. Jemi të relaksuar. Kur kemi një gjendje shpirtërore të relaksuar, ka më shumë të ngjarë që ta kthejmë vëmendjen përbrenda, duke qenë të aftë të krijojmë lidhje të kuptueshme të mendimeve dhe ideve tona.
3. Jemi shpërqendruar. Shpërqendrimi i jep trurit tonë një pushim, në mënyrë që nënvetëdija jonë të mund të punojë për një problem në mënyrë më kreative.
Domethënë:
– Një gjendje e lartë dopamine, relaks dhe shpërqendrim: Nuk është çudi që ide të shkëlqyera të ndodhin në dush!
Mësimi më i rëndësishëm nga kjo është të siguroheni që të keni një mënyrë për të kapur idetë tuaja kurdo dhe kudo që ato të ndodhin, pasi kjo mund të jetë edhe individuale, në kohë dhe në vend.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.